Ujërat termale, balta minerale, fizioterapi dhe masoterapi

Qendra e Kurave Termale ILIRIA në Llixha të Elbasanit 

Llixhat e Elbasanit

 

Përbërja fiziko — kimike e ujrave të Elbasanit është shumë e vecantë e krahasuar kjo me efektet dhe përbërjen e ujrave termale të burimeve të tjera të Shqipërisë si ato të Peshkopisë, Fushë Krujës, Përmetit e Leskovikut. Ujërat e Elbasanit bëjnë pjesë në grupin e ujërave sulfuro — gazore me mineralizim të mesëm dhe radioaktivitet të dobët. Qëndra e Kurës Termale ILIRIA e ndërtuar pikërisht mbi këto ujra ju fton në ambjentet e saj që të përfitoni sa më shumë për shëndetin tuaj, në kontakt të drejtëpërdrejtë me natyrën.

Uji dhe Banjo Termale

 

Ujërat e Llixhave Elbasan janë një mrekulli e natyrës me karakteristika terapeutike të pazëvëndësueshme në mënyra të tjera. Banjot mund te zhvillohen per 10 - 15 minuta cdo dite te qendrimit. 

Terapi e Baltes Minerale

 

Terapia e baltës termale lufton në mënyre natyrale sëmundjet reumatike dhe ortopedike kronike. Balta aplikohet në temperaturë 45° - 48°C per 10 - 20 minuta cdo dite. 

Kontakte

Llixha Elbasan,
ALBANIA,

Tel:   +355 682078910
Mob: +355 682078910

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Website: www.termaliliria.com

Informacione te Pergjithshme

Termal Iliria është një Qendër Kurative në Llixhat e Elbasanit që ofron një kombinim shërbimesh sic janë ato të Hotel, Bar e Restorant por gjithashtu ofron shërbime të Kurave Termale që përfshijnë terapi të ndryshme me Ujëra Termale Natyrale, me Baltë Minerale, Seanca të Fizioterapisë dhe Masoterapisë. Qendra ofron të gjitha shërbimet e saj me karakter terapeutik nën kontrollin, kujdesin dhe rekomandimin e mjekut.