Trajtimi me baltë
Një terapi efikase me baltën termale është ajo kur perzihet me ujë termal dhe aplikohet mbi trup në temperaturë nga 38-40°C për 10 minuta. Për arsye të temperaturës, lëkura zgjeron poret duke absorbuar të gjitha principet aktive. Balta vepron mbi lëkurë ( në mënyrë fizike ) duke u futur thellë në pore dhe zhvillon efekte terapeutike nëpërmjet substancave minerale. Përzierja e baltës minerale me argjilë apo ujë termal në gjëndje të nxehtë përbën antinfiamator dhe analgjesik ( qetësues ) shumë të mirë. Terapia e baltës relakson muskujt dhe rivitalizon shumë funksione të organizmit duke arritur shpesh herë të përmirësoje edhe situata patologjike. Por që balta të ketë efektin e duhur duhet të aplikohet nga persona që e njohin mirë të gjithë procesin. Nga ana tjetër shumë i rëndësishëm është edhe ambjenti i përshtatshëm për kryerjen e të gjithë proçesit e në fund do të kryhet heqja e baltës me larjen në dush (rreth 10 min ) për largimin dhe pastrimin e menjëhershëm tësaj nga lëkura.
Efektet terapeutike
Balta termale ka një rol shumë pozitiv në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale sidomos kur shoqërohen edhe nga procesi i Guvës me Avull. Gjithashtu kjo terapi konsiderohet shumë e vlefshme edhe për ata njerëz që vuajne nga osteoporozi. Por të gjitha terapitë me balten minerale duhet të ushtrohen nën kontrollin apo rekomandimin e mjekut. Eshtë e domosdoshme një vizitë mjeksore dhe nje kujdes i vecantë per kardiopatët.
Balta dhe lëkura
Balta termale zhvillon një efekt kurues shumë të vecantë në lekurë në të gjitha rastet e infeksioneve apo problemeve të ngjashme; ajo vepron si antibakter i vërtetë por edhe shlodhës për lëkurën. Balta në kontakt me lëkurën hidraton dhe e ushqen me principe aktive këtë të fundit duke e bërë më të butë e më të lëmuar vecanerisht fytyrën duke rigjallëruar shpeshherë edhe ngjyrat apo duke eliminuar gjithashtu edhe pucra apo pika te zeza. Balta minerale ka efekt edhe tek flokët pasi eliminon zbokthin, forcon rrënjët e flokëve dhe u jep atyre më shumë shkëlqim.