Llixhat në Elbasan 

Ujërat termale të Llixhave Elbasan janë një mrekulli e natyrës me karakteristika terapeutike të pazëvëndësueshme në mënyra të tjera. Banjot mund të zhvillohen  për 10 - 15 minuta cdo ditë të qëndrimit

Efektet dhe ndikimet 

Semundjet që kurohen në Llixha janë të shumëllojshme; reumatizmi kronik, artrozat, neurite dhe polineurite, arterite endoarterite, infeksionet e lekures si psoriaze, ekzema kronike dhe urtikare. 

Vetite fiziko kimike te ujrave termale ( Llixha EL )

ERA në nuhatje: si e vezëve të prishura: 
SHIJA — Metalike 
NGJYRA — E errët e tejdukshme  PH: 6.85 H2S: 380.8 mg/liter 
Përmbajtja ne 1 liter JONET Na+K 783.526 mg/liter
Mineralizimi përgjithshëm gr/I5.982
Ca 611.320 mg/litër 
Mg 188.480 mg/litër 
Përcjellshmëria elektrike 6_8 mild 
Fe gjurmë mg/litër 
NH4 3.300 mg/litër 
HCO3 644.600,  Bi 2056.000
SO4 1646.000,  NO 5.950 
NO2 0.056, J 1.280 , Br 2.800

Informacione te Pergjithshme

Termal Iliria është një Qendër Kurative në Llixhat e Elbasanit që ofron një kombinim shërbimesh sic janë ato të Hotel, Bar e Restorant por gjithashtu ofron shërbime të Kurave Termale që përfshijnë terapi të ndryshme me Ujëra Termale Natyrale, me Baltë Minerale, Seanca të Fizioterapisë dhe Masoterapisë. Qendra ofron të gjitha shërbimet e saj me karakter terapeutik nën kontrollin, kujdesin dhe rekomandimin e mjekut.