Qendra Kurative Iliria - Llixha Elbasan


Hoteli Iliria është një godinë dy katëshe me dhoma teke apo dopio të pajisura me Banjo, Dush, Tv, Ajër i kondicionuar. Për familjet mund të shtohet shtrat për fëmijë nën 12 vjec pa asnjë kosto shtesë. Përreth godinës kryesore kompletojnë infrastrukturën e Qendrës Kurative Iliria edhe 4 vila druri me nga dy dhoma secila ku vlen të përmenden verandat e tyre që zgjaten në ambjentin rrethues të pishave.

Çmimi është 25 Euro/ditë / person dhe përfshihen;

Dhoma + Ushqimi me 3 vakte + Banjo Termale + Shërbimi mjekësor + Shfrytëzimi i ambjenteve të pishinës

Për klientë që dëshirojnë të përdorin vetëm seancat terapeutike

Seancë Banjo Termale 2 euro

Seancë me Baltë Minerale 10 euro

Seancë Fizioterapeutike 8 euro

Seancë Masoterapeutike 10 euro

Termal water swimming pool 6 euro

Informacione te Pergjithshme

Termal Iliria është një Qendër Kurative në Llixhat e Elbasanit që ofron një kombinim shërbimesh sic janë ato të Hotel, Bar e Restorant por gjithashtu ofron shërbime të Kurave Termale që përfshijnë terapi të ndryshme me Ujëra Termale Natyrale, me Baltë Minerale, Seanca të Fizioterapisë dhe Masoterapisë. Qendra ofron të gjitha shërbimet e saj me karakter terapeutik nën kontrollin, kujdesin dhe rekomandimin e mjekut.