Shërbimet

Shërbimi i Hotelerisë dhe ato të Bar e Restorant janë aktive në të katër sezonet dhe cdo ditë të vitit. Hoteli është një godinë dy katëshe me dhoma single apo dopio të pajisura me Banjo, Dush, Tv, Air Condition, FrigoBar. Për familjet mund të shtohet shtrat për fëmijë nën 12 vjec pa asnjë kosto shtesë. Përreth godinës kryesore kompletojnë infrastrukturën e Qendrës Kurative Iliria edhe 4 vila druri me nga dy dhoma secila ku vlen të përmenden verandat e tyre që zgjaten në ambjentin rrethues të pishave.

Restoranti gatuan një menu të pasur tradicionale shqiptare por e vecantë është që ekipi i guzhinës pranon të gatuajë edhe sipas kërkesave paraprake të klientëve. Bari servir produktet e tij në ambjent të jashtëm ( ne kopesht ) ose të brëndshëm.

Parkimi është gratis për të gjithë klientët.

Akomodimi

Akomodimi në Hotel ILIRIA fillon me një telefonate apo booking on line. Ju na kontaktoni dhe ne përgatisim gjithshka që t’ju sigurojmë kushte sa më optimale. Ju mund të zgjidhni një dhomë qëndrimi në godinën kryesore të hotelit ose mund të zgjidhni një nga vilat e drurit si alternativë më relaksuese në një ambjent të zhytur në mes të gjelbërimit.

Informacione te Pergjithshme

Termal Iliria është një Qendër Kurative në Llixhat e Elbasanit që ofron një kombinim shërbimesh sic janë ato të Hotel, Bar e Restorant por gjithashtu ofron shërbime të Kurave Termale që përfshijnë terapi të ndryshme me Ujëra Termale Natyrale, me Baltë Minerale, Seanca të Fizioterapisë dhe Masoterapisë. Qendra ofron të gjitha shërbimet e saj me karakter terapeutik nën kontrollin, kujdesin dhe rekomandimin e mjekut.