Pishina termale

Termal Iliria së fundmi ka zgjeruar shërbimet e saj duke vënë në dispozicion të pushuesve në hotel, edhe pishinën e hapur të mbushur me ujë termal. Kjo pishinë përmban 100 % të saj ujë nga burimet e llixhës, e cila për të gjithë ata që duan të relaksohen në ambjentet e qendrës sonë, është një mundësi mjaft e mirë. Fakti që kjo pishinë është e hapur , bën që të mos ketë asnjë rrezik për efekte anësore ndaj shëndetit të pushuesve, të cilët mund të qëndrojnë pa kufizim. Akoma më tërheqëse e bën edhe përdorimi i hidromasazhit në të. Thellësia e saj varion në dy nivele 1.10 m dhe 1.25 m, pranë së cilës janë vendosur çadrat dhe shezllonet përkatëse. Në të njëjtin ambient ndodhen edhe dushet, tualetet dhe garderoba që mund të përdoren në çdo moment.