24 / 24 orë Shërbim i pandërprerë
Qendra Kurative Iliria ofron shërbimin, kontrollin dhe vizitat mjekësore në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë proceseve të banjove me ujrat termale apo baltën minerale. Qëllimi i këtyre vizitave është në radhë të parë të verifikojë mundësinë apo pamundësinë e cdo pacienti apo klienti përpara se të fillojë cdo lloj terapie në Qendrën Kurative Iliria. Gjithsesi qëndra kurative Iliria i siguron cdo klienti të saj pa asnjë cmim shtesë, kontrollin paraprak të tensionit, problemeve të mundshme me zemrën, shqetësimet me varicelat apo semundje të tjera që mund të stmuloheshin negativisht nga terapitë e pa kontrolluara apo të pa studiuara posacërisht për klientët që kanë probleme me shëndetin. Gjatë të gjithë proceseve terapeutike të banjove termale apo baltës minerale, stafi mjekësor është prezent dhe ndjek të gjithë seancën. Stafi mjekësor ndihmon dhe bashkëpunon me klientelën përpara, gjatë dhe pas banjos. Kjo i mundëson të shtruarëve një shërbim të plotë e mjaft cilësor.
Seancat janë intensive dhe ato organizohen e zhvillohen nga staf i kualifikuar. Impenjimi ynë është te ofrojmë një asistencë të kualifikuar që kënaq kërkesat e klienteve te cilët frekuentojnë strukturën tone duke krijuar në këtë mënyrë një raport besimi e bashkëpunimi të ndërsjelltë por mbi të gjitha përfitimi shëndetsor nga ana e klientit.